Policia jep detaje për vjedhjen e bankës me kallashnikovë në Prishtinë

  • 16 October 2018 - 12:40
Policia jep detaje për vjedhjen e bankës me kallashnikovë në Prishtinë

Mëngjesin e ditës së djeshme dy persona kanë plaçkitur një bankë në dalje të Prishtinës, më saktësisht në Veternik. Policia e Kosovës tregon se bankës i janë vjedhur 6703 euro.

“Viktima femër K-Shqiptare punëtore e një banke ka raportuar se të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para të gatshme 6703”, thuhet në raportin e Policisë.

Dje është raportuar se dy persona me kallashnikovë kanë hyrë në bankën “NLB” në Cagllavicë.  Ata kanë ikur pasi e kanë plaçkitur bankën. 

 

(Kosova Sot)