Maqedoni: Konferencë ndërkombëtare për luftëtarët e kthyer nga vatrat botërore të luftës

  • 16 October 2018 - 12:48
Maqedoni: Konferencë ndërkombëtare për luftëtarët e kthyer nga vatrat botërore të luftës

Praktikat më të mira në përballje me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin të cilat çojnë drejt terrorizmit (VERLT), posaçërisht sfida e luftëtarëve të huaj - të kthyer, është fokusi i Konferencës ndërkombëtare treditore që në organizim të Misionit të OSBE-së në Shkup, prej sot po mbahet në Ohër.

Në tubimin që po mbahet me mbështetje të MPJ-së marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë nga rajoni, si dhe nga Austria, Hungaria, Rumania, Sllovenia dhe Turqia.

"Veprat e terrorizmit, radikalizmit deri te ekstremizmi i dhunshëm dhe fenomeni i luftëtarëve të huaj - të kthyer, janë sfida internacionale për isntitucionet të cilat e zbatojnë ligjin", theksoi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në konferencë.

Me atë rast, ai e theksoi si jashtëzakonisht të rëndësishme qasjen "e prëgjithshme shoqërore" gjatë përballjes me sfidat e tilla, në prëfshirje të pushtetit, vetëqeverisjeve lokale, shoqërisë qytetare dhe bashkësive.

"Puna në bashkësitë tona në nivel lokal është thelbësore dhe ne shpresojmë se kjo konferencë do të mundësojë të depërtohet në menaxhmentin e situatave të krizës të shkaktuara nga ekstremizmi i dhunshëm dhe ta inkurajojmë dhe mbështesim qasjen multipalëshe në përballje me këto situata", shtoi Koja.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu theksoi se fenomeni i luftëtarëve të huaj në secifikacitetin e vet sot është prioritet kryesor i agjendës së komunitetit ndërkombëtar dhe paraqet sfidë të vërtetë si për ligjet ndërkombëtare, ashtu edhe për ato vendore.

"Kjo dukuri relativisht aktuale në rajonin tonë dhe më gjerë meriton vëmendje të konsiderueshme, dhe unë besoj se kjo konferencë internacionale është mundësi e shkëlqyer për t'u parë e tërë fotografia", tha Nuhiu.

Misioni i OSBE-së i aktivisht mbështetë aktivitetet e Qeverisë së Maqedonisë drejt përgatitjes për ndërtimin e Strategjisë nacionale për luftë kundër terrorizmit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe për Planet konkrete të aksionit. Misioni e mbështetë implementimin e planeve përmes organizimit të trajnimeve dhe konferencave internacionale si kjo, si dhe përmes ngjarjeve publike në nivel lokal.


 

(Kosova Sot)