KELMENDI: TË PASKRUPULLT

  • 16 October 2018 - 13:03
KELMENDI: TË PASKRUPULLT
"Mjerimi më i madhe është se në këtë situatë që e kemi që nga kryetari i shtetit,kryekuvendari e deri tek kryetari i Qeverisë, por edhe personaliteteve të tjera,qoftë deputetë në Kuvend e gjetiu në Qeveri dhe nëpër institucione të tjera të përmasave kombëtare, shumica e tyre na vijnë me një të kaluar rurale dhe të njëjtët persona,kur kanë dalë në qytet,nuk po dinë se si të sillen as jetën publike dhe në këtë drejtim janë të paskrupullt edhe në kontestin për çka e ka temën gazeta juaj",tha Jeton Kelmendi për "Kosova Sot".

Prokuroria fle mbi dosje Sipas Kelmendit, kjo është një dukuri për të cilën e dinë edhe Prokuroria e Shtetit që po fle mbi dosje të shumë natyrave të ndryshme dhe jo vetëm të kësaj natyre. "Prandaj, edhe nuk pritet që kjo Prokurori dhe kjo kastë e njerëzve që i bëjnë këto punë të hapin ndaj tyre as të vetmin rast për hetime, ngase të gjithë këta njerëz janë instrumente apo masha të politikës ditore. Prandaj, edhe e kemi një situatë të tillë, ku e kemi", vlerësoi më tej ai.