GURAZIU:PO BËHEMI GAZI I BOTËS

  • 16 October 2018 - 16:12
GURAZIU:PO BËHEMI GAZI I BOTËS

"Jemi dëshmitarë të gjithë që para 2-3 vjetësh disa deputetë në Parlament u kapën në syrin e kamerave duke shijuar me sytë e tyre bukuritë e kostumeve të disa deputeteve, derisa ato votonin në Kuvend. Kështu po bëhemi gazi i botës dhe një shtet i korruptuar e i shantazhuar që nga pas lufta, që ka rënë edhe viktimë e degradimit", tha Ragip Guraziu për "Kosova Sot".

moralisht nuk ka siç sillet ndryshe veç kështu si jemi. Kjo, ngase janë pushtetarët e këtij vendi që me para të popullit po i mbajnë disa femra që janë punësuar në Qeveri dhe të cilat bëjnë jetët e tyre goxha të shtrenjta, pasi pa asnjë fije turpi dhe pa asnjë hezitim po reklamojnë veshje e çanta firmash që vlejnë mijëra euro", potencoi ai. "Përse prokurorët tanë nuk po i hetojnë këto raste që po ekspozohen në rrjetet sociale, pasi janë mjaftueshëm bindëse për të ndjekur burimin e parave publike që po abuzohen pandalshëm nga ana e pushtetarëve tanë të pasluftës" , ka pyetur Guraziu. 

(Kosova Sot)