Kërkohet që lëndet e vjetra të trajtohen me prioritet

  • 16 October 2018 - 16:11
Kërkohet që lëndet e vjetra të trajtohen me prioritet

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë-veri Nenad Gjuriq, me zëvendësdrejtorin Besim Hoti, shefat e hetimeve të Stacioneve Policore Mitrovicë-Veriu, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq si dhe të trafikut regjional në veri.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës-veri, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori.

Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për lëndët e vjetra nëpër stacione policore, me ç`rast Kryeprokurori Syla, ka kërkuar që këto lëndë të trajtohen me prioritet nëpër stacionet policore që mbulon kjo drejtori.

Gjatë takimit të lartcekurit u pajtuan që çdo muaj të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri.



(Kosova Sot)