Bebja e Meghanit dhe Harry-t nuk do të jetë princ apo princeshë

  • 16 October 2018 - 16:53
Bebja e Meghanit dhe Harry-t nuk do të jetë princ apo princeshë

Fëmija i dukës dhe dukeshës së Saseksit do të jetë i shtati në linjën e fronit britanik. Ai/ajo do të vijë pas të atit, princit Harry, në linjën e trashëgimisë, duke shtyrë xhaxhin e tij, dukën e Jorkut, edhe më poshtë, në vendin e tetë. Sido që të jetë, fëmija në fjalë nuk do ta marrë titullin e princit, apo princeshës, përpos nëse Mbretëresha nuk i ndërron rregullat. Nëse është djalë, fëmija i çiftit do ta marrë titullin Konti i Dambartonit, derisa nëse është vajzë, ajo do të quhet lejdi (emri i saj) Mountbatten-Windsor.

 

Fëmija pritet të lindë pranverën e ardhshme

Pallati Kensington ka bërë publike se dukesha e Saseksit është me barrë dhe se fëmija pritet të lindë pranverën e ardhshme. Lajmi i mirë është bërë i ditur pak orë pasi që duka dhe dukesha e Saseksit arritën në Sidnej, në kuadër të turneut të tyre të parë të madh ndërkombëtar, që nga dita e martesës së tyre, në maj. Mbretëresha, duka i Edinburgut, princi Charles dhe dukesha e Kornuollit, si dhe duka dhe dukesha e Kembrixhit, këtë lajm e kanë marrë personalisht me rastin e martesës së princeshës Eugenie me Jack Brooksbank në Pallatin Uindsor, të premten e kaluar. 

 

Pritet që bebja ta marrë mbiemrin Sussex

Thashethemet rreth shtatzënësisë së Meghanit filluan pasi nëna e saj, Doria Ragland, u pa duke mbajtur trajnim për përkujdesje ndaj bebeve, në Pasadena, meqë pritet që ajo të përkujdeset për nipin, a mbesën e vet. Edhe dukesha është parë kohëve të fundit, e veshur me rroba më të gjera. Pritet që bebja e re ta marrë mbiemrin Sussex, ashtu sikur që fëmijët e princit William - George, Charlotte dhe Louis - kanë marrë titullin e tij të Kembrixhit si mbiemër të tyre në shkollë dhe çerdhe. 

 

 

(Kosova Sot)