Autobusi me fëmijë përfundon në pishinë

  • 16 October 2018 - 17:04
Autobusi me fëmijë përfundon në pishinë

Një kafshë e ngordhur në rrugët e Floridës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë shkak për një aksident mes një autobusi me fëmijë dhe një fuoristrade.

Autobusi i shkollës u rrëzua në një pishinë pas përplasjes me mjetin tjetër. Policia beson se shoferi i fuoristradës ishte përpjekur të shmangte goditjen e një kafshe të ngordhur që ndodhej në rrugë në momentin që ndodhi aksidenti.           

Në momentin e incidentit në autobus ndodheshin 9 fëmijë. Fatmirësisht, asnjë nga nxënësit dhe as shoferi i autobusit nuk u lënduan ndërsa drejtuesi i fuoristradës ka marrë disa plagë të lehta në trup.

(Kosova Sot)