FSK ndihmon ndërtimin e një rrugë në Klinë

  • 16 October 2018 - 17:17
FSK ndihmon ndërtimin e një rrugë në Klinë

FSK ka filluar sot në fshatin Gjurgjevik të Klinës realizimin e projektit humanitar për zgjerimin dhe rrafshimin e rrugës Gjurgjevik i Madh-Dobërdol në gjatësi prej 4 kilometrash.

Me rastin e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministri i FSK-së Rrustem Berisha, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj, gjeneral brigade Naim Haziri, si dhe përfaqësues të tjerë të komunës së Klinës dhe të fshatit Gjurgjevik.

Me një fjalë rasti, fillimin e realizimit të projektit humanitar, e përshëndeti ministri i FSK-së Rrustem Berisha, i cili tha se FSK po dëshmon çdo herë se është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

(Kosova Sot)