ALIU: POLITIKANËT GJYSMANALFABETË DHE TË INKRIMINUAR E KANË RRËNUAR NË THEMEL SHKOLLËN SHQIPE KOSOVARE

  • 16 October 2018 - 17:56
ALIU: POLITIKANËT GJYSMANALFABETË DHE TË INKRIMINUAR E KANË RRËNUAR NË THEMEL SHKOLLËN SHQIPE KOSOVARE

Shumë real, për fat të keq, e sheh raportin e BB-së edhe analisti Bislim Aliu."Pa dyshim që hulumtimi i ri i Banës Botërore për Indeksin e Kapitalit Njerëzor në Kosovë është pikërisht rezultat i qeverisjeve të inkriminuara të pasluftës, nga të gjitha pushtetet. Ndaj, përveç mossundimit të ligjit, shëndeti dhe arsimimi i njerëzve nuk kanë pasur kurrfarë vëmendje pozitive, nga asnjëra qeveri kosovare, por ata kanë qenë dhe janë të përkushtuar vetëm të mbushin xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe të klentelës së tyre kriminale. Dhe, ky hulumtim qartas e tregon Indeksin e Kapitalit Njerëzor të Kosovës, i cili është nën mesataren e rajonit. Për këtë, fëmijët në Kosovë pritet që të përfundojnë 12.8 vjet të shkollimit para fillor, fillor dhe të mesëm, deri në moshën 18-vjeçare. Megjithatë, kur vitet e shkollimit nivelohen me cilësinë e arsimit, atëherë arsimimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vjet, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 vjetësh! Andaj, edhe mund të pyesim, a thua, pse edhe për dy dekada Kosova nuk ka qenë e aftë të ndërtojë një sistem cilësor arsimor, por gjatë tërë kësaj periudhe janë vjedhur paratë përmes tenderëve të kriminalizuar për ndërtim të shkollave, të cilët u janë dhënë vetëm mafio-oligarkëve të njëjtë, pa procedura tenderimi dhe me çmime astronomike, që nga botimi i librave shkollorë, edhe atë për 20 vjet me radhë?! Dhe, për këtë, politikanët gjysmanalfabetë dhe të inkriminuar e kanë rrënuar në themel shkollën shqipe kosovare, duke zhvatur e shfrytëzuar vetëm për përfitime personale dhe partiake klienteliste", tha Aliu për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)