SISTEMI PARA KOLAPSIT

  • 16 October 2018 - 17:58
SISTEMI PARA KOLAPSIT

Sipas ekspertit të fushës së arsimit, Halim Hyseni, gjendja e arsimit në Kosovë është e rëndë. "Unë kam dëshmi dhe fakte se kjo gjendje është edhe më e rëndë sesa ajo që e paraqet Banka Botërore. Sistemi i edukimit dhe i arsimit është në kolaps total, sepse administrohet, menaxhohet dhe udhëhiqet nga mendja e pashkolluar, nga individë dhe grupe, të cilëve u mungojnë aftësi dhe njohjet elementare të domosdoshme për fenomenet e edukimit dhe të arsimit. Me fjalë të tjera, me ndryshime në arsim merren forcat që nuk janë në gjendje të depërtojnë në thellësinë e ndryshimeve me arsim. Edukimi dhe arsimi janë para kolapsit total, sepse kjo fushë po keqpërdoret për qëllime politike dhe për të mbajtur pushtetin. Të gjitha partitë që kanë qenë në pushtet janë përgjegjëse për këtë fatalitet, për pasojat e të cilave akoma nuk jemi të vetëdijshëm. Asgjë brenda këtij sistemi nuk funksion si duhet. Imputet janë të pavolitshme, procedimi është arkaik, outputet siç po shihet janë katatstrofale; mungon etika, funksionimi i shtetit ligjor. Ndryshimet bëhen pa ekspertizë profesionale dhe shkencore. Zoti e ruajt këtë popull nga "'LIDERËT' e tashëm", tha Hyseni për "Kosova Sot".

 

(Kosova Sot)