Gjermania dëbon bashkëpunëtorin e autorëve të sulmeve të 11 Shtatorit

  • 16 October 2018 - 19:32
Gjermania dëbon bashkëpunëtorin e autorëve të sulmeve të 11 Shtatorit

Gjermania dëboi një bashkëpunëtor të komplotistëve që kryen sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara në 11 shtator të vitit 2001, drejt vendit të tij të origjinës, Marok.

Zyrtarët gjermanë konfirmuan se të hënën në mbrëmje Mounir al-Motassadeq u nis prej aeroportit të Frankfurtit nën masa të rrepta sigurie.

Al-Motassadeq u lirua pak përpara përfundimin të dënimit të tij prej 15 vitesh, me kushtin që ai të pranonte të deportohej në Marok.

Ai është personi i parë i dënuar jashtë Shteteve të Bashkuara në lidhje me sulmet e 11 shtatorit që vranë rreth 3 mijë vetë.

Al-Motassadeq e ka mohuar përfshirjen në komplotin e 11 shtatorit, por ka pranuar se kishte miqësi me ata që kryen sulmin.

 

(Kosova Sot)