Gjakova nderon birin e saj, akademik Pajazit Nushin (Foto)

  • 03 September 2015 - 16:01
Gjakova nderon birin e saj, akademik Pajazit Nushin (Foto)

Ende pa u bë 20 ditë, Gjakova përcjellë në jetën e amshueshme akademikun e saj të dytë. Pas akademik Esat Stavilecit që kishte vdekur ditë më parë, të mërkurën, në Prishtinë ka vdekur akademik Pajazit Nushi, nderimet e përcjelljes së fundit të të cilit po bëhen sot në vendlindjen e tij në Gjakovë, raporton Kosova Sot Online.

Në nderim të birit të saj, Gjakova organizoi mbledhje komemorativwe, në të cilën, kryetarja e komunës Mimoza Kusari-Lila foli për kontributin shumë të madh që e ka dhënë akademik Nushi.

 “Biri i Gjakovës, intelektuali, akademiku e veprimtari i shquar, Pajazit Nushi, dëshmoi më së miri se njeriu gjatë tërë jetës nuk duhet të ndalet së kontribuuari për vendin dhe kombin e vetë. Gjakova e nderoi me çmimin “Gjakovari i ndritur”, i pari që mori këtë titull, sepse me veprimtarinë e tij ai ndriçoi Gjakovën, Kosovën dhe shqiptarinë. Ai ishte shembulli më i mirë se si duhet ta duam njëri tjetrin, si duhet të mësojmë të falim si duhet të ecim përpara edhe në momentet më të vështira, dëshmoi se si duhet të ndërtohet e ardhmja. Ne sot po e përcjellim akademik Pajazit Nushin, por vepra e tij do ta lë atë përherë gjallë në mesin tonë”, ka thënë Kusari-Lila.

Image
Image

Kolegu dhe miku i tij, profesor Neki Juniku foli për miqësinë dhe bashkëpunimin 50 vjeçar me akademik Nushin. “Rruga jetësore e Pajazit Nushit, edhe pse është shumë e njohur, ishte aq e begatshme sa që për te do ët flutët e shkruhet edhe shumë herë. Jeta dhe vepra e tij ishin aq të pasura, kontributi i tij kudo që është angazhuar ishte aq i madh, sa që gjithnjë do të gjendet diçka e re për te për tu folur e për tu shkruar” ka thënë profesor Juniku, duke përfunduar se Pajazit Nushi ishte një psikolog kombëtar që tërë jetën e kishte gërshetuar psikologjinë me kulturën, historinë dhe traditën  kombëtare. Në emër të KMLDNJ-s, ku i ndjeri ishte shuëm vite kryetar foli Lirije Osmani, ndërsa ën emër të shoqatës së intelektualëve “Jakova” ku Nushi ishte nënkryetar, foli profesor Ruzhdi Sefa. “Veprimtaria e Nushit ishte shumëdimensionale, prandaj sot, këtu, në përcjelljen e tij të fundit janë struktura të ndryshme, sespe kudo që është angazhuar ai ka lënë gjurmë të dallueshme të veprimtarisë së vetë. Pajazit Nushi ishte simbol i dijës dhe i paqes duke bërë një jetë të tërë në shërbim të çështjes dhe arsimit kombëtar” ka thënë Sefa.

Pas homazheve që u organizuan në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, në orët e pasdites Pajazit Nushi do të varroset në varrezat e këtij qyteti.

(Kosova Sot)

 

Image
Image
Image
Image