Po e bënte me partnerin, por e pëson keq fare! Tani kërkon 1 milionë paund

  • 17 October 2018 - 10:53
Po e bënte me partnerin, por e pëson keq fare! Tani kërkon 1 milionë paund

Një histori e pazakontë vjen nga Britania e Madhe. Një grua, e cila mbeti e paralizuar pasi u “katapultua” nga shtrati i saj i ri gjatë kohës që po kryente marrëdhënie me partnerin e saj, kërkon dëmshpërblim nga kompania e krevateve, shkruan Shkodranews.

46-vjeçarja Claire Busby nga Maidenhead në Berkshire të Britanisë pësoi dëmtime kurrizore pasi ra nga shtrati i saj ‘super king-size’.

Ajo tha se po nis një betejë ligjore kundër “Berkshire Bed Company”, me pretendimin se i kishin shitur një shtrat defektoz.

Busby u dëmtua vetëm një javë pasi kishte blerë krevatin e ri, teksa po kryente marrëdhënie me partnerin e saj John Marshall.

Ajo pretendon se bazamenti i krevatit, i ndarë në dy pjesë që ngrihen, nuk ishin lidhur siç duhet me njëra-tjetrën dhe se krevatit i mungonin dy këmbë në fund.

Por, avokatët e kompanisë argumentuan se krevati ishte montuar siç duhet, dhe edhe nëse dy këmbët e krevatit mungonin kjo nuk do të shkaktonte “katapultimin” e gruas.

Nëna e 4 fëmijëve kërkon 1 milionë paund dëmshpërblim, ndërsa vendimi do të merret në Gjykatën e Lartë. 

(Kosova Sot)