Kërkesa e Haleyt për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, alarmon Beogradin

  • 17 October 2018 - 11:12
Kërkesa e Haleyt për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, alarmon Beogradin

Kërkesa e Nikki Haley drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilën kërkohej që të përgatitej një plan për tërheqjen e misionit të UNMIK-ut nga Republika e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.
I pari që ka reaguar ka qenë, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thirur një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Ai ka thënë se Serbia është kundër një kërkesë të tillë.

“Ne do ta kundërshtojmë një kërkesë të tillë në të gjitha nivelet”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media, shkruan tanjug.

Sipas tij një kërkesë e tillë është goditje për paqen, dhe kthim i politikës së presionit.

Haley letrën e saj drejtuar sekretarit të OKB-së, Guterres, e kishte shkruar me 9 tetor, ditë kjo kur edhe ofroj dorëheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkaura të Amerikës në OKB.

(Kosova Sot)