Serbët kërkojnë që Vidovdani të futet në kalendarin e festave zyrtare

  • 17 October 2018 - 11:20
Serbët kërkojnë që Vidovdani të futet në kalendarin e festave zyrtare

Komisioni për Administratë Publike ka shqyrtuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Kosovë.

Lista Serbe ka kërkuar që në Ligjin për festat zyrtare të futet 28 qershori që njihet si festa e Vidovdanit.

Mirëpo, këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e Komisionit. Deputeti Milaim Zeka këtë kërkesë e ka quajtur fyese për shqiptarët.

“Nuk kam kurrgjë kundër festave serbe. Vetëm sa nuk kemi bërë festë për syneti. VV dhe Lista Serbe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Është shumë provokative dhe tepër fyese për shqiptarët që jetojnë në Kosovë kur bashkëqytetarët e tu vijnë në Kosovë me fotografi të Millosheviqit. Ju na i keni vra një numër të madh të qytetarëve edhe ne pak. Nuk kemi pas mujt më shumë se suxhuk iu kishm bë”, tha ai.

Deputeti i VV Adem Mikullovci i ka kthyer përgjigje Zekës duke thënë se nuk është e hijshme që të bëhet krahasimi me Listën Serbe.

“Nuk është aspak e hijshme me e krahasua Vetëvendosjen me Listën Serbe. Nuk e votoj i gjallë”, tha ai.

(Kosova Sot)