75-vjeçari që shëron sëmundjet me ujin e ftohtë

  • 17 October 2018 - 11:31
75-vjeçari që shëron sëmundjet me ujin e ftohtë

"Në Nashec, më 3 mars, e nisa sezonin e larjes dhe ende nuk e kam përfunduar"

Mexhit Çurdina është personaliteti që ka një varg mirënjohjesh në të gjitha kohërat për sporte dhe humanitet. Njëri ndër personalitet e Prizrenit, 75-vjeçari, Mexhit Çurdina, nga i gjithë Prizreni dhe me gjerë njihet për shumë karakteristika. Mexhit Çurdina është veteran i sporteve të Kosovës.

Ai pothuaj tërë jetën e tij e kaloi në natyrë me sportet e rrezikshme, si: automobilizëm, motokros, skijim, alpinizëm, not, peshkatari e çka jo tjetër. Edhe pse i shtyrë në moshë, vazhdon dashurinë e tij ndaj natyrës dhe sporteve ekstreme. Ai e nis i pari edhe sezonin e verës. Ishte njeriu apo i riu që me motoçikleta organizoi garat në nivel komune në Kosovë, pastaj ishte i pari njeri që arriti të bëjë një veturë sportive dhe të organizoheshin pastaj garat automobilistike. Por, ajo që dallon këtë njeri është një fakt se ai shërimin dhe jetën e deritashme e ka bërë pa shkuar kurrë tek mjeku. Tani ka 75 vjet, tregon se që nga mosha rinore e deri më tani është i pari që fillon larjen në sezonin veror e që fillon më 3 mars e përfundon në nëntor këtë vit, që akoma s'e ka përfunduar. Në çfarëdo rrethane, ai tregon se edhe gjatë kësaj kohe, nëse ka borë, ai ritin e larjes në ujë të ftohtë e fillon

. Ka zbuluar shumë shtigje për ecje Çurdina njihet si një njeri i veçantë i Prizrenit, që merret me natyrën. Ai thotë për "Kosova Sot" se këtë vit ka filluar sezonin e larjes në burimin e Soziut në Nashec më 3 mars, por ende nuk e ka mbyllur sezonin e larjes. Tregon se është adhuruesi më i madh i natyrës, zbuluesi i parë i vendeve për vikende, si në Prevallë e Nashec, pastaj tregon se ka zbuluar shumë shtigje për ecje. Ai është njeriu i parë që ka pasur motor e veturë sportive në Prizren. Ai ishte kërcyesi i parë nga Ura e Fshejt. Po kështu, Mexhiti tregon se uji i ftohtë i heq sëmundjet. Ai tregon se diku para 42 vitesh shkonte këmbë deri në Prevallë.

Atëbotë atje ka pasur vetëm stalla bagëtish. Çurdina tregon se edhe në Nashec njerëzit nuk shkonin për të pushuar, ngase atje patën krijuar njerëzit mite të ndryshme se kinse uji i Drinit të Bardhë në Nashec gjëmon dhe pastaj han jetë njerëzish."Në kohën kur ata mendonin se ishte dredha e ujit, unë u zhytesha dhe merrja zhavorr nga fundi. Kështu këtë mit të dredhës së ujit e humba. Pastaj punën e gjëmimit e humba, sepse kur frynte era unë hyja dhe lahesha, edhe këtë mit e largova, E, tek pastaj Nasheci u bë fshat turistik dhe atje edhe sot e kësaj dite njerëzit pushojnë. Kurse, në Prevallë isha i pari që shkoja me motorin tim", thekson ai për "Kosova Sot".

"Kam shpëtuar jo më pak se 25 jetë në Drinin e Bardhë" Çurdina thotë se natyrën e do shumë dhe nuk ka pasur kohë të martohet sepse është dhënë pas saj. "Kam shpëtuar jo më pak se 25 jetë njerëzish të mbytur në Drinin e Bardhë. Këto më kanë bërë dhe kalitur se duhet punuar shumë për bamirësi. Tani edhe në natyrë kur është nxehtë mbi 4o gradë celsius unë ha drekë në diell, dhe kur është ftohë minus 20 gradë unë përsëri bukën në borë. Temperaturat nuk më kanë penguar asnjëherë as të nxehta, e as të ftohta".

Ai tregon se ishte kërcyesi i parë nga Ura e Fshejt, por atëherë s'ka pasur fotografi. Tregon se duke dashur natyrën dhe duke treguar se shpesh kur askush s'ka mundur të hapë rrugë në fshatra e Luginës së Lumbardhit atëherë komuna e Prizrenit në vitin 1968 kur bora kaloi dy metra, ai kishte dërguar barna te shumë familje në fshatra malore. Ai në natyrë fle dhe shijon ajrin e pastër. Edhe tani në moshën 75- vjeçare jeton vetëm, por pohon se ka shëndet të plotë, pasi të mjeku nuk ka shkuar kurrë. 

(Kosova Sot)