Xhafer Tahiri: Vasfije Krasniqi, krenaria e Vushtrrisë dhe e Kosovës

  • 17 October 2018 - 11:34
Xhafer Tahiri: Vasfije Krasniqi, krenaria e Vushtrrisë dhe e Kosovës

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, e ka mbështetur fuqishëm njërën nga viktimat e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqin – Goodman, pasi kjo e fundit tregoi për publikun gjithë ngjarjen e përjetimeve të saj.

Në reagimin e tij përmes facebook, Xhafer Tahiri tha se Vasfije Krasniqi është krenaria e Vushtrrisë dhe jo vetëm.

”Buqja (Vasfije Krasniqi) sot eshte krenaria e Vushtrrise dhe e Kosoves. Ajo, sot para gjithe botes, tregoi me guxim per perjetimet e dhunes seksuale te kryera gjate luftes se fundit nga policia serbe.


Si kryetar i Vushtrrisë si shok i femijerise, si kojshi, Buqe sot une dhe gjithe Vushtrria e Kosova, jemi me ty, ndjejme dhembjen tende por edhe jemi krenar me ty.


Liria jone nuk eshte e plote pa gjykimin e krimeve te dhunes seksuale. Buqja shume shpejte do te jete ne Hage perkrah fituesit te Nobelit per Paqe per te treguar tregimin me te dhimbshem te luftes se Kosoves. Jemi me Ju per te ju perkrahur ne cdo hap deri te arrihet drejtesia, e kriminelet te marrin denimin e merituar”.

 

 

(Kosova Sot)