“Xhisiela”, mbetet në burg Rexhep Rraja

  • 17 October 2018 - 11:40
“Xhisiela”, mbetet në burg Rexhep Rraja

Djali i deputetit socialist të Krujës, Rexhep Rraja kërkoi sot lirimin në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ai nuk ishte i pranishëm sot në seancë, por kërkoi lirimin përmes avokatit të tij.

Në përfundim të seancës gjykata vendosi masën “arrest me burg”.

"Për arsye personale nuk dëshiroj të marr pjesë në seancë", ka thënë ai përmes avokatit.

Argumentet e avokatit, Ilir Murati, janë ato që nuk ka vepër penale për përndjekje apo dhunë ndaj Xhisiela Malokut, siç pretendon Prokuroria.

"Kërkoj shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Krujës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm. Kemi një histori rozë që nuk ka të bëjë me veprën penale të përndjekjes. Dëmtimet e shkaktuar te shtetasja Xhisela Maloku nuk përcaktojnë kohën kur është bërë" ka deklaruar avokati.

"Xhisiela Maloku del përditë në televizione dhe thotë se nuk është përndjekur. Çështja është politizuar dhe ju jeni në presion.

Presioni politik çoi në arrestimin e Rrajas në 30 shtator, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në 23 korrik. Keni pamjet kur dalin nga hoteli kur dalin të përqafuar, arrestimi është i paligjshëm.

Nëna e klientit tim është në momentet e fundit të jetës, ndërsa babai i tij ka pësuar aksident. Për shkak të këtyre rrethanave kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë" tha avokati.


 

(Kosova Sot)