Tre vjet burg për dy shpërndarës droge
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 2 vjet burg të dyshuarin I.D për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
Po ashtu për të njëjtën vepër me një vit burg është dënuar edhe I.I.
I pandehuri I.D akuzohet se në muajin gusht në banesën e tij i është gjetur sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me sasi rreth 1.331 kg të ndara në tre qese dhe substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 4.05 gramë.
I pandehuri po ashtu ka pasur në posedim armën e tipit Zoraki, një karikator të revoles dhe gjashtë fishekë të cilat janë konfiskuar nga policia.
Ndërsa i pandehuri I.I akuzohet se në muajin gusht në shtëpinë e tij gjatë kontrollit nga ana e policisë i janë gjetur sasi narkotike e llojit heroinë me peshë 2.33 gr.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
(Kosova Sot)