Publikohet foto me Rexhepin në hotelin ku Xhisiela tha se e dogji me cigare

  • 17 October 2018 - 14:02
Publikohet foto me Rexhepin në hotelin ku Xhisiela tha se e dogji me cigare

Bëhet publike për herë të parë një foto e shkëputur nga kamerat e sigurisë, e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës teksa dalin nga një hotel, më datë 19 korrik, i njëjti ku 25-vjeçarja nga Fushë-Kruja ka pretenduar në kallëzimin e...

Bëhet publike për herë të parë një foto e shkëputur nga kamerat e sigurisë, e Xhisiela Malokut dhe Rexhep Rrajës teksa dalin nga një hotel, më datë 19 korrik, i njëjti ku 25-vjeçarja nga Fushë-Kruja ka pretenduar në kallëzimin e parë se është dhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, në atë kohë, i dashuri i saj

Rexhep Rraja u arrestua për përndjekje pasi kallëzimet e Xhisielës në polici u bënë publike nga ish-ofieri Emiljano Nuhu, së bashku me tërheqejet që 25-vjecarja i bëri kallëzimeve.

Image

Ai sot kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit por trupa gjykuese la në fuqi masën e "arrestit me burg"

Në kallëzimet e para të cilat më tej i mohoi, Xhisiela Maloku pretendonte se në një dhomë hoteli i dashuri i saj Rexhep Rraja e ka dhunuar, e ka djegur me cigare në trup, dhe e ka kërcënuar mr pistoletë. Deklarime që më tej i përgënjeshtroi duke thënë se e bëri gjithçka nga xhelozi.

Sot ajo ishte e pranishme në seancën gjyqësore për Rexhepin, ku vetë ai mungonte për arsye personale, ku kërkoi lirimin e tij duke shtuar se tashmë janë miq të mirë. Ndërsa hetimet po ecin, nëse faktohet ose jo dhuna dhe kërcënimet, Xhisiela Maloku rrezikon burg për kallëzim të rremë.

(Kosova Sot)