Kërkohet një fitues për Jackpot 868 milionë dollarë

  • 17 October 2018 - 14:05
Kërkohet një fitues për Jackpot 868 milionë dollarë

Në SHBA Jackpot ka arritur në vlerën rekord prej 868 milionë dollarë, për shkak se dje nuk u regjistrua asnjë fitues.

Ky është çmimi i dytë më i lartë në historinë e lotarisë amerikane.

Asnjë lojtar që ka blerë biletën prej 2 dollarësh nuk ka arritur të gjejë numrat fitues të Jackpotit: 3, 45, 61, 69, dhe Mega Ball 9.

Shorti tjetër do të jetë të premten. Sipas disa llogaritjeve, shanset për të fituar janë një në 302.5 milionë. Çmimi më i madh, absolute në vlerën e 16 miliardë dollarëve u fitua në janarin e 2016

(Kosova Sot)