HAZIRI:AMBICIET E SËMURA EKONOMIKE TË QYTETARËVE

  • 17 October 2018 - 14:06
HAZIRI:AMBICIET E SËMURA EKONOMIKE TË QYTETARËVE

Analisti politik Arsim Haziri për gazetën "Kosova Sot" thotë se çdo gjallesë ose krijim biologjik për të pasur ekzistencë kërkon kushte bazike, ashtu edhe çdo qytetar për të pasur një jetë të dinjitetshme duhet domosdo të ketë një punë, përgjithësisht një ekonomi stabile. "Kosova, shteti me pavarësinë e 2008-s, si dhe me bartësit pothuajse të njëjtë politikë, nuk e ofruan stabilitetin socio-ekonomik, nuk ofruan një perspektivë kolektive. Tashmë pyetja që mundet çdokush t'ia parashtrojë vetvetes është pse Kosova edhe po aq vite e pavarur nuk mund t'i krijojë kushtet më bazike vetvetes". Sipas Hazirit, Kosovën fatkeqësisht e sundojnë, jo edhe qeverisin, disa subjekte që para çdo përpjekje kolektive e shtyjnë më tej interesin e tyre, përmbushjen e ambicieve të sëmura ekonomike dhe ashtu siç kanë pretenduar ashtu edhe kanë realizuar. "Sot çdo i ri, në mesin e kësaj edhe studentët, me vrap interesohen për të migruar diku në perëndim, për të kërkuar një jetë më të levërdishme, një jetë ku zhvillimi është shumë prosperues", është shprehur ai. Haziri thotë se politika aktuale përbën fajin më të madh për aktualitetin dhe mënyrën e jetesës. Me këtë klasë politike, e ardhmja mund të jetë vetëm ëndërr e tendenca për zhbërje të shtetit ngadalë po merr përmasa shqetësuese", është shprehur Haziri për gazetën "Kosova Sot"

 

(Kosova Sot)