Jahjaga i kërkon Qeverisë t’i pranojë deri në 3 mijë refugjatë sirianë

  • 03 September 2015 - 16:24
Jahjaga i kërkon Qeverisë t’i pranojë deri në 3 mijë refugjatë sirianë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të pranojë refugjatë sirianë, të cilët janë duke pësuar rrugëve të BE’së.

Presidentja ka thënë se refugjatët mund të stacionohen nëpër vende ku kanë qëndruar KFOR’i.

Presidentja ka kërkuar të pranohen 2 deri në 3 mijë refugjatë sirianë, bëjnë të ditur burime të Express.

Ndryshe, më së shumti refugjatë janë në Gjermani, Austri, Hungari, Maqedoni, Serbi, Greqi, Turqi. Shumica e tyre ia kanë mësyrë vendeve të BE’së.

Shumica e refugjatëve janë duke u torturuar nga vendet e BE’së, të cilat po iu kërkojnë dokumente dhe viza sirianëve për të hyrë në shtetet e tyre.