Rikthehet Naim Bazaj, zbulon marrëveshjen e dhjetorit 2016 me PDK-në

  • 17 October 2018 - 14:22
Rikthehet Naim Bazaj, zbulon marrëveshjen e dhjetorit 2016 me PDK-në

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Naim Bazaj, do të garojë për pozitën e kryetarit të kësaj partie në degën e Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kandidati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori, i cili ka zhvilluar një takim më Bazajn.

Sipas Drenorit, rikthimi i Bazajt në skenën politike në këtë komunë, do të bëhet, për shkak se kjo ishte marrëveshja e dhjetorit 2016, kur ai ishte tërhequr nga gara, pas presionit nga kryesia e partisë.

Postimi i plotë i Drenorit:

I urova sherim te shpejte ish Kryesuesit, Naimit.

Paska vendose me i hy gares per te parin e PDK-se ne Drenas.
Po thote se kjo ka qene marreveshja e dhjetorit 2016, kur u pat terheqe nga gara.

Interesant po bahet ne Drenas.

 

(Kosova Sot)