Thaçi lëshon mbledhjen, nuk kalon propozimi për raportin mbi dialogun

  • 17 October 2018 - 15:06
Thaçi lëshon mbledhjen, nuk kalon propozimi për raportin mbi dialogun

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike nuk arriti që shkaku i mungesës së kuorumit ta kalojë propozimin e bërë nga vet kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani, që nga ky organ të bëhet një raport me rekomandime për Qeverinë për raportin e shqyrtuar në këtë komision mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Kjo për faktin se deputetja Evgjeni Thaçi e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshoi mbledhjen.

Në këtë  mbledhje deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konkufca tha se transparenca e dialogut ka dështuar.

“Numri i raportimeve në Kuvend (5-6) dhe i numri i takimeve (40) janë në shpërputhje. Aspekti që e kemi konsideruar më të rëndësishmin që është transparenca, që sa herë të takohen me zyrtarë te Serbisë të raportojnë, kjo ka dështuar. Pasi të lexohet ky raport 40 faqe, është marrëzi te thuash që dialogu me Serbinë ka qenë i suksesshëm”, tha ai.

Sipas tyre, komisioni duhet të analizojë procesin 7 vjeçar të dialogut, pastaj Kuvendi të dalë me rekomandime.

(Kosova Sot)