Sikur në ditët e vjetra, dialogu kthen flirtin ndërmjet Thaçit e Limajt

  • 17 October 2018 - 15:27
Sikur në ditët e vjetra, dialogu kthen flirtin ndërmjet Thaçit e Limajt

Presidenti Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë kthyer si në kohët e vjetra, kur çdo hap e bënin bashkë.

Pas një përplasje pesë vjeçare, Limaj e Thaci janë parë sërish bashkë, duke biseduar mes vete.

Në një fotografi që ka siguruar Gazeta Express, Limaj e Thaci shihen bashkë teksa dalin nga ndërtesa e Qeverisë, e ecin së bashkë jashtë saj.

Limaj, i zgjedhur si kryenegociator i ekipit qeveritar në dialogun me Serbinë dhe Thaci i palëkundër nga pozita e kryenegociatorit suprem, është tema e dialogut ajo që i ka rikthyer bashkë.

Ndërkaq, pikërisht drejtimi i dialogut nga Presidenti Thaci, pika me të cilën edhe Limaj sikurse opozita nuk po pajtohej në lidhje me negociatat me Serbinë

Që nga dalja e Limajt në mënyrë demonstrative nga PDK që atëherë udhëhiqej nga Hashim Thaçi, të dy kanë pasur raporte të acaruara mes vete.

Madje, Limaj për vite të tëra akuzonte Thaçin se ai është një mashtrues që shfrytëzon njerëzit rreth tij, kur këta i duhen.

(Kosova Sot)