Arrestohet i dyshuari që ka goditur biçiklistin në Gërmi

  • 03 September 2015 - 16:37
Arrestohet i dyshuari që ka goditur biçiklistin në Gërmi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuara i dyshuari mashkull, pasi i njëjti përderisa ishte duke drejtuar automjetin Reno Megane ka goditur një biçikletë që drejtohej nga viktima– mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë, njofton Policia e Kosovës.

Raportohet se në aksident është përfshirë edhe një automjet Mercedes që drejtohej nga një mashkull K-Shqiptar.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.