Fahri Musliu: Edita Tahiri po rrenë, kjo ishte zyrtarja e vetme që ua përplasi fytyrës krimet serbeve!

  • 17 October 2018 - 16:05
Fahri Musliu: Edita Tahiri po rrenë, kjo ishte zyrtarja e vetme që ua përplasi fytyrës krimet serbeve!

Gazetari, Fahri Musliu përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar ashpër ish-negociatore, Edita Tahiri e cila tha se ‘ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët’

Musliu i ka cilësuar deklaratat e politikanëve kosovar si amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi.

Sipas Musliut, krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq”.

“Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Musliut:

Tahiri: Ua përplasa në fytyrë Vuçiqit e Daçiqit gjenocidin që kryen serbët

Amoraliteti dhe rrenat e politikanëve kosovarë nuk kanë kufi. Kurrë nuk e keni përmendur fjalën “gjenocid” në bisedime se nuk e lejojnë ndërkombëtarët, Pyetni Borko Stefanoviqin çka flet për bisedat me ju në Bruksel, dhe si e keni kaluar kohën. (për këtë dëshmon më së miri edhe filmi i dy autoreve nga Holanda).

Krimet monstruoze të kryera në Kosovë ua ka përplasur në fytyrë zyrtarëve serbe, (që nga viti 1999) vetëm Natasha Kandiq.

Për proceset e montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve të kapur pengj gjatë luftës (rreth 2000) dhe masakrat mbi shqiptarët, kam botuar dy libra dokumentar: (shqip dhe serbisht): “Gjykimet e pengjeve” dhe “Masakrra e Suharekës”.

Mjaft më me rrena e patriotizëm foklorik.!!!

(Kosova Sot)