Haki Abazi i kërkon falje Vasfije Krasniqit, kritikon ashpër edhe Edita Tahirin

  • 17 October 2018 - 16:09
Haki Abazi i kërkon falje Vasfije Krasniqit, kritikon ashpër edhe Edita Tahirin

Analisti Haki Abazi ka reaguar pas rrëfimit për herë të parë të Vasfije Krasniqi – Googman-it, e cila ishte viktimë e përdhunimeve të ushtrisë serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Abazi në një postim në Facebook, ka thënë se të gjithë janë të dobët para Vasfijes, duke i kërkuar falje asaj, që deri më tani dhuna ndaj femrave shqiptare, nuk është kthyer në drejtësi.

Abazi ka kritikuar këtu edhe ish-kryenegociatoren e Kosovës Edita Tahiri, për të cilën ka thënë se më shumë është kujdesur për “pamjen e saj” se sa për “drejtësinë për femrat e dhunuara dhe krimet serbe në Kosovë”.

Postimi i plotë i Abazit:

Te gjithe jemi te dobet para teje, te gjithe jemi pak dhe te vegjel para teje. Kerkoj falje qe ne nuk kemi insitucione qe dhunen ndaj teje dhe me mijera femrave tjera nuk e kane kthy ne drejtesi.

Me vjen keq qe Edita Tahiri ka qene me e bregosur per pamjen e saj se sa drejtesine per femrat e dhunuara dhe krimet qe jane bere. Kerkoj falje qe e gjithe makineria insitucionale eshte e mberthyer ne hajni e ka injoru faktin qe Serbia na ka borgj dhe ate borgj duhet paguar duke kerkuar falje, duke ndertuar memorialin per viktimat e holokaustit Shqiptar ne mes te Beogradit per te gjitha krimet qe ka bere nder gjenerata.

Vasfije, te falenderohem ty pafundesisht qe ke dale mbi ne dhe ju ke hapur syte me gisht te gjthe atyre qe kane marre pafund fonde ne emer te viktimave dhe asnjehre per 20 vite nuk kane bere as gjene me te vogel per te ofruar ngrohtesine, solidaritetin dhe perkrahjen per ato qe kane vuajtur nga dhuna.

Serbia ka perdorur dhunen per te na nenshtruar, ti nuk je nenshtruar por ata qe ka qene dashur te jene zeri yt jane nenshtruar dhe te nenshtruar jane edhe sot.

Ti atehere doje te vdisje me nje plumb, ne si shoqeri do te donim te vdisnim me nje plumb sot.

Perjetesisht respekt per madheshtine tuaj.

 

(Kosova Sot)