Biznesmenja 24 vjeçe, me kompani 10 milionë dollarë

  • 17 October 2018 - 16:29
Biznesmenja 24 vjeçe, me kompani 10 milionë dollarë

Një vit më parë, Iris Smit vendosi që ta themelonte kompaninë e saj të grimit, pasi që ishte lodhur duke e vënë 'ajlajnerin' e saj çdo ditë. Asokohe, 24 vjeçja investoi 10,000 dollarë të parave të veta në "The Quick Flick" - një 'vulë' e cila ua mundëson lakimin e qerpikëve sa herë që të doni. Asaj ia kanë ofruar një investim prej 300,000 dollarësh në "Shark Tank", vetëm tre muaj pas fillimit të punës. 

Lansoi ngjyra të reja dhe lajnerë të rinj

Por, pasi që u mendua mirë, Smit refuzoi këtë ofertë, meqë donte që të ishte pronarja e vetme e kompanisë së saj, atëherë të vlefshme 3 milionë dollarë. Ajo nuk e kishte idenë se ky vendim do të bënte që kompania e saj ta kapte vlerën prej 10 milionë dollarësh, pasi që lansoi ngjyra të reja dhe lajnerë të rinj, për të qenë interesantë për një gamë sa më të gjerë të blerësve, transmeton "Kosova Sot Online". 

Të gjithë më quanin 'lejdi mace'

Zonjusha Smit nuk mund të besojë se një ide aq e thjeshtë e saj ishte duke u shndërruar në kompani multimilionëshe. 'Ajlajneri me krahë me gjasë është trendi më 'cool' i grimit i të gjitha kohëve. Këtë ajlajner me krahë e kam menduar ta bëja që nga mosha 16- vjeçare, meqë më pëlqente të kisha qerpikë të lakuar. Të gjithë më quanin 'lejdi mace'". Lajneri që kushton 35 dollarë është i mbushur me ngjyrë dhe vjen me dy 'vula', nga një për secilin sy, për ta arritur pamjen e preferuar.

 

(Kosova Sot)