Trump kërcënon me ndalje të ndihmës për Hondurasin

  • 17 October 2018 - 16:51
Trump kërcënon me ndalje të ndihmës për Hondurasin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar të martën me tërheqje të fondeve dhe ndihmës për Hondurasin nëse nuk ndalon një grumbull personash që është nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

"Shtetet e Bashkuara kanë informuar ashpër presidentin e Hondurasit se nëse një grumbull personash që janë nisur drejt SHBA-së nuk ndalohen dhe nuk kthehen sërish në Honduras, nuk do të ketë ndihmë financiare dhe ndihmë tjetër", ka thënë Trump në një postim në 'Twitter'. Më shumë se 3,000 emigrantë kanë kaluar nga Hondurasi në Guatemalë të hënën, pavarësisht paralajmërimeve të Uashingtonit se emigrantët nuk duhet të tentojnë të hyjnë ilegalisht në SHBA.

Turma e njerëzve është dyfishuar nga dita e shtunë, pasi më shumë se 1,300 persona janë nisur nga veriu i Hondurasit dhe nga organizatorët është cilësuar si "Marshi i Migrantëve".

(Kosova Sot)