Pjesa më e madhe e popullsisë në varfëri, por të rinjtë e pasur meksikanë ekspozojnë jetën luksoze në “Instagram”

  • 17 October 2018 - 17:11
Pjesa më e madhe e popullsisë në varfëri, por të rinjtë e pasur meksikanë ekspozojnë jetën luksoze në “Instagram”

Të rinjtë Meksikanë kanë postuar në rrjetin “Instagram” fotografi që tregojnë jetën e tyre luksoze, që e kanë falë prindërve të tyre të pasur.

Në profilin “The Rich Kids of Mexixo” (fëmijët e pasur të Meksikës), të rinjtë publikojnë pamje ku zbulojnë të gjithë pasurinë dhe privilegjet që i sjellin paratë e prindërve.

Ata shihen me avionë privatë, super makina, rroba dhe bizhuteri të shtrenjta. Me këtë profil në “Instagram”, të rinjtë meksikanë duan të konkurrojnë të gjitha llogaritë e tjera në këtë rrjet social që ka të bëjë me ekspozimin e luksit.

Ndërkohë këto fotografi janë shumë ndryshe nga realiteti i jetën në Meksikë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar po nxisin varfëri të madhe.

Sipas Bankës Botërore, 53 për qind e popullsisë së vendit është e varfër, duke jetuar me më pak se 1.50 euro në ditë dhe me fëmijë që rriten në varfëri.

(Kosova Sot)