Pakistanit i kërkohet të luftojë militantët që kanë kidnapuar forcat iraniane

  • 17 October 2018 - 17:16
Pakistanit i kërkohet të luftojë militantët që kanë kidnapuar forcat iraniane

Garda Revolucionare e Iranit i ka bërë thirrje Pakistanit të luftojë militantët që dyshohet se kanë kidnapuar 14 anëtarë të forcave të sigurisë së Iranit më 16 tetor në kufirin që ndajnë këto dy shtete."Ne presim nga Pakistani të përballet me këto grupe terroriste, të cilat mbështeten nga disa shtete rajonale dhe të lirojnë menjëherë forcat iraniane të kidnapuara", kanë thënë zyrtarë të Gardës Revolucionare në një deklaratë televizive. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar më herët se 14 trupa kufitare duke përfshirë zyrtarë të inteligjencës janë kidnapuar në kufirin juglindor të Iranit me Pakistanin. Agjencia e lajmeve IRNA ka thënë se rojet kufitare janë zënë "nga grupe terroriste", në orët e para të mëngjesit në zonën Lulakdan.

(Kosova Sot)