"Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi"

  • 17 October 2018 - 18:43

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës, të martën ka rrëfyer rastin e përdhunimit të saj nga forcat e policisë serbe në vitin 1999. Mirëpo, analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas kësaj, duke thënë se kot e ka shpallur “heroinë” shoqëria, sepse tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi.

Tha?i ka shkruar në Facebook se shoqëria e ka shpallur kot Vasfijen heroinë, kur ajo nuk e ka rrëfyer ngjarjen e vet me mbiemrin e vajzërisë, Krasniqi, por me mbiemrin Goodman.

Ai thotë se të gjitha gratë e dhunuara gjatë luftës jetojnë në mesin tonë, por asnjëra asnjëherë nuk ka folur publikisht në televizion për tmerrin që ka kaluar, sepse shoqëria jonë është diskriminuese dhe paragjykuese , prandaj ato nuk kanë guxim ta bëjnë një gjë të tillë.

“Vlerësohet se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Të gjitha këto jetojnë në mesin tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Asnjëra nga këto nuk foli e nuk flet publikisht në televizion, madje as në rrethe të ngushta familjare e shoqërore, për tragjedinë e tyre. Nuk e bëjnë këtë sepse jetojnë në një familje, shtet e shoqëri vërtet-mbytëse, gojë-mbyllëse, paragjykuese, diskriminuese, damkosëse, refuzuese, shantazhuese, kërcënuese dhe ndëshkuese ndaj të gjitha atyre viktimave të dhunimit seksual, të cilat do të mund të merrnin guximin për ta pasqyruar publikisht tragjedinë e tyre”, ka shkruar Tha?i

Ai tutje ka shkruar se Vasfijes iu desh që të jetonte në një shoqëri e shtet tjetër, për ta treguar publikisht tragjedinë e dhunimit seksual. Tha?i thekson se këtë ajo e ka bërë në kohën kur jeton e lirë nga paragjykimet dhe nga “turpi” i të qenit viktimë e dhunës seksuale.

Tha?i po ashtu ka thënë se qytetarët e Kosovës po vazhdojnë t’i përkrahin ata që në emër të Kosovës duan t’I falin Serbisë krimet e bëra gjatë luftës, duke mos kërkuar nga ata që i kanë votuar që zyrtarisht të kërkojnë nga Serbia dënimin e kriminelëve që kanë kryer këto krime.

“Pra, o popull ultra-hipokrit i Kosovës, kot rrahni gjoks në dërrasë-gjoksin e skuqur nga rrahagjokset për vlerat e meritat e të tjerëve. Po të ishte për vlerat e meritat tuaja, dërrasë-gjoksi juaj do të ishte i virgjër, i paprekur nga rrahagjokset. Mos mashtroni e mos u vet-mashtroni! Tabunë e theu Vasfije Goodman, jo Vasfije Krasniqi”, ka theksuar Tha?i.

(Kosova Sot)