Stavileci: Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

  • 17 October 2018 - 19:05
Stavileci: Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci përmes një postimi në Facebook, thotë se Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kosova është me fat që kemi partnerë të tillë.

Ja postimi i plotë i tij:

Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës nga vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, Kryetari z. Kadri Veseli kërkoi prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Kryetari propozoi idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në reformat tona juridike dhe ekonomike.

 

(Kosova Sot)