Veseli thotë se tash s'është koha për zgjedhje

  • 17 October 2018 - 19:32
Veseli thotë se tash s'është koha për zgjedhje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur zërave që po kërkojnë zgjedhje në vend.

Veseli, i cili aktualisht ndodhet në vizitë zyrtare në Gjermani, ka thënë se aktualisht të gjithë liderët e partive duhet të marrin përgjegjësi tjera.

“Aktualisht në momentet që po kalojmë nuk është mirë me taktizu me kërkesa për zgjedhje, është mirë të marrim përgjegjësi”, ka thënë Veseli në Klan Kosova.

“Opozita pres se e ka seriozitetin dhe pjekurinë ta kalojë momentin e krizës dhe të orientohen nga pjesa e mbrojtjes së shtetësisë”.

“Në mënyrë që ta marrin liberalizimin dhe ta fuqizojmë shtetin tonë përmes dialogut, pastaj le të hapen egot për pushtet”.

(Kosova Sot)