Gjuriq thotë se Kosova dhe Serbia nuk mund të pajtohen asnjëherë për njohje

  • 03 September 2015 - 17:00
Gjuriq thotë se Kosova dhe Serbia nuk mund të pajtohen asnjëherë për njohje

Drejtori i Zyrës për Kosovëen në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në konferencën “Ndërtimi i raporteve shqiptaro-serbe” që u mbajt sot në Mitrovicë ka theksuar se Kosova dhe Serbia nuk do të mund kurrë të pajtohen sa i përket çështjes së njohjes

Zyrtari serb ka thënë se 9 milionë serbë dhe 7 milionë shqiptarë duhet të gjejnë rrugën drejt pajtimit.

Këto komente Gjuriq i bëri si kundërpërgjigje ndaj kryekuvendarit Kadri Veseli i cili tha po në të njëjtin takim se komunikimi i përbashkët në mes serbëve dhe shqiptarëve është rruga e vetme drejt shtendosjes së raporteve në mes dy vendeve.

Veseli poashtu i kishte bërë thirrje Marko Gjuriqit që të zhvendoset në Kosovë me banim, njofton Klan Kosova.