Arrestohet një zyrtare amerikane, akuzohet se i dha mediave informacione konfidenciale

  • 17 October 2018 - 23:49
Arrestohet një zyrtare amerikane, akuzohet se i dha mediave informacione konfidenciale

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi sot arrestimin e një punonjëse të Thesarit, e dyshuar për transmetimin e informatave konfidenciale një gazetari, në një kontekst të forcimit të luftës kundër rrjedhjes së informacionit brenda qeverisë së Donald Trump.

Natalie Mayflower Sours Edwards, 40 vjeçe është vënë nën akuzë për raportimin e transaksioneve të dyshimta financiare, ku informacionet e marra janë publikuar brenda një viti në 12 artikuj të web-it on line ”Buzzfeed”, sipas një deklarate të Departamentit të Drejtësisë.

Këto artikuj kanë në fokus dyshimet e bashkëpunimit të fshehtë midis Moskës dhe stafit të fushatës elektorale të Donald Trump, epiqendra e hetimit të prokurorit special, Robert Mueller, që Donald Trump e krahason vazhdimisht me “një gjueti shtrigash’.

 

(Kosova Sot)