OECD: Gjithnjë e më shumë fëmijë të varfër në shtetet e pasura

  • 17 October 2018 - 23:56
OECD: Gjithnjë e më shumë fëmijë të varfër në shtetet e pasura

Thuajse një fëmijë në shtatë që jeton në një nga vendet e OECD-së është i varfër, ndërkohë që shkalla e varfërisë tek fëmijët ka shënuar rritje këto dhjetë vitet e fundit në dy të tretat e këtyre shteteve, sipas një raporti të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.

Mesatarisht, shkalla e varfërisë tek fëmijët është përcaktuar për periudhën 2015-2016 në 13,4% në shtetet e OECD-së, ose një fëmijë në shtatë, kundrejt 11,8% në të gjithë popullsinë, njoftoi sot organizata në këtë raport të publikuar me rastin e Ditës Botërore të Luftës kundër varfërisë ekstreme.

Norma e varfërisë tek fëmijët është kryesisht e lartë në Kili, Spanjë, SHBA, në Izrael dhe Turqi, ku më shumë se një fëmijë në pesë jeton në gjendje varfërie, ose thuajse shtatë herë më shumë se në Danimarkë apo në Finlandë.

 

(Kosova Sot)