Kjo do të ndodhë sot në Kosovë

  • 18 October 2018 - 09:07
Kjo do të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e datës 18 tetor

Presidenti Hashim Thaçi do ta dekorojë Vasfije Krasniqi-Goodman (Kabineti i Presidentit, ora 09:00)

Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ku do të marrin pjesë krerë institucional (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit (Obiliq, ora 10:00)

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

Promovohet libri “Gratë e huaja për shqiptarë dhe shqiptarët e diasporës”, i autores Hanëmshahe Ilazi  (amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018 (Dit e Nat, ora 12:30)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie (Zyra e VV-së, Arbëri, ora 13:30)

KFOR organizon ushtrimin “Shpata e Argjendtë”, në bashkëpunim me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, OKB-në dhe EULEX-in (Film City, Prishtinë, ora 13:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar – Ushtrimi Shpata e Argjendtë ( Film City, Prishtinë, ora 14:00)

Mblidhet këshilli konsultativ për komunitete, i cili vepron pranë Zyrës së Presidentit (ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla N-10, ora 14:00)

OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë konferencë për trajnimin e avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00).

(Kosova Sot)