Rekrutonte gra për të luftuar përkrah ISIS-it, shqiptarja dëbohet nga Italia

  • 18 October 2018 - 09:34
Rekrutonte gra për të luftuar përkrah ISIS-it, shqiptarja dëbohet nga Italia

Ditën e djeshme një gjykatë në Romë deportoi për arsye sigurie shtetërore një grua 44 vjeçare shqiptare, e cila nga viti 2003 jetonte pranë Grosseto në jug të Toskanës.

Sipas ANSA, Arta Kacabuni, alias Anila, thuhet se ka rekrutuar gra të tjera për të përqafuar ISIS dhe për të shkuar për të luftuar në Siri.

Ministria tha se gruaja ishte shpallur fajtore nga një gjykatë e Milanos që i përkiste një shoqate që kishte prirje terroriste.

(Kosova Sot)