Vasfije Krasniqi dekorohet me medalje presidenciale

  • 18 October 2018 - 09:44
Vasfije Krasniqi dekorohet me medalje presidenciale

Vasfije Krasniqi-Goodman do të dekorohet sot me medalje nga Presidenti Hashim Thaçi.

Presidenca ka njoftuar se në 09:00, Krasniqi do të dekorohet me Medalje Presidenciale.

Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ajo të martën rrëfeu rastin e përdhunimit nga forcat e policisë serbe, në prill të vitit 1999.

Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.

(Kosova Sot)