Vasfije Krasniqi e përlotur pranon medaljen presidenciale- Thaçi ndihem i turpëruar

  • 18 October 2018 - 10:08
Vasfije Krasniqi e përlotur pranon medaljen presidenciale- Thaçi ndihem i turpëruar

Vasfije Krasniqi-Goodman është dekoruar me një medalje presidenciale nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se këtë medalje po e ndan për Vasfije Krasniqin-Goodman për  shkak të trimërisë dhe guximit që ka treguar ajo.

“Rrëfimi i Vasfije Krasniqit-Goodman duhet ta vret ndërgjegjen e serbëve dhe të ndërkombëtareve, që nuk po i dënojë fajtoret. Këtë medalje po e ndaj për trimëri guximin dhe kontributin që Vasfije Krasniqi-Goodman ka bërë për vendin tonë. Ndihem i turpëruar që nuk kemi bërë më tepër për ju, por të punojmë më shumë”,tha Thaçi.

Derisa pranoi medaljen presidenciale, Vasfije Krasniqi-Goodman iu mbushën sytë me lot, ajo falënderoi presidentin për medaljen.

“Unë dua t’ju falënderoj juve, ndërsa në emër të të mbijetuarave duam drejtësi juridike”, deklaroi Vasfije Krasniqi-Goodman.

Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ajo të martën rrëfeu rastin e përdhunimit nga forcat e policisë serbe, në prill të vitit 1999. Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët gjykatat e Kosovës i kanë shpallur të pafajshëm.

(Kosova Sot)