E therin me thikë njëri tjetrin në Pejë

  • 18 October 2018 - 10:13
E therin me thikë njëri tjetrin në Pejë

Në rrugën “UÇK”, në Komunën e Pejës, dje rreth orës 18:15, policia ka marrë informatë se dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, për shkak se janë përleshur ndërmjet vete duke e therur njëri tjetrin me thikë.

“Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë përleshur ndërmjet vete duke e therur njëri-tjetrin me thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.”, thotë policia në raport ditor.

(Kosova Sot)