Një pjesë e studentëve me kërkesa antiligjore e kundër statutare

  • 03 September 2015 - 18:26
Një pjesë e studentëve me kërkesa antiligjore e kundër statutare

Një pjesë e studentëve të Universitetit të Prishtinës po vazhdojnë të bëjnë kërkesa antiligjore dhe antistatutare. I ashtuquajturi “Grupi i Pavarur Studentor” ka kërkuar që Universiteti i Prishtinës të bëhet universitet i provimeve.

Rrjedhimisht, ata po kërkojnë që gjatë gjithë vitit, pra 12 herë në vit, të ketë afate të provimeve, krejtësisht në kundërshtim me dokumentet mbi të cilat funksionon universiteti publik.

Madje, ata po kërkojnë katër afate të provimeve, duke thyer kështu, rregullin statutar, ku thuhet se UP organizon vetëm tri afate të provimeve brenda një viti.

Ata kanë kërkuar vazhdimin e praktikës kundërligjore të provimeve për çdo muaj për absolventët.

Lexojeni të plotë njoftimin, ku ka me dhjetëra gabime edhe logjike e drejtshkrimore

Të nderuara media duke parë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, Grupi i Pavarur Studentor njofton opinionin publik që ka përcjell me vëmendje të gjitha ngjarjet që karakterizuan jetën studentore. Ne si student të UP-së, besuam fuqishëm që organet kompetente siq janë Senati i UP-së, dhe Këshilli drejtues dhe komisioni për plotësimindryshimin e ligjit për arsimin e lartë, do të ndryshojnë-plotësojnë statutin dhe do të menjanojn mundësin e keqinterpretimeve qoftë nga ana e studentëve apo edhe nga ana e senatit të UP-së. Mirpo pasi që asnjëra palë nuk bëri atë se qfarë pritej dhe duhej të bëhëj nga ana e tyre, ne si student shohim të arsyeshme që të ngrehim zërin tonë dhe të parashtrojmë këto kërkesa legjitime, të cilat janë në përputhje me statutin e UP-së. Kërkesat tona të cialt do të dorëzohen nesër me datën 03.09.2015 në ora 11:00 në Rektorat janë këto:

1.Kushti për të kaluar vitin e I-rë të jetë me -3 provime (studenti duhët të kaloi 7 provime), ndërsa kushti për vitin e II-të, të jetë me 4 provime të kaluara.

2.Të jenë 4 afate të rregullta për hyrje në provime, ( duke përjashtuar mundësin që të ketë afate të jashtëzakonshme).

3.Lirim nga pagesa për kategorit e vecanta( për kategorit e dalura nga lufta, si dhe për dy apo më shumë student që vijnë nga e njejta familje)

4.

4.Përmirsim të kushteve për studime në fakultete ( Zgjerim të biblotekave, laborator në fakultetet e nevojshme, kabinte të ndryshme sipas nevojës të studentëve)

5.Afate për provime gjdo muaj për absolventë

6.Të mbikqyrët më shumë administrata e njësive akademike në fakultetet përkatëse
Ju ftojmë që të jeni prezent gjatë dorëzimit të këtyre kërkesave ku njëherit do të informoheni për hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmarrim që padyshim nuk do të ndalemi deri në realizimin e plotë të këtyre kërkesave tona.

Me respekt Grupi i Pavarur Studentor.