90-vjeçari shëron me mjekësi popullore

  • 03 September 2015 - 18:36
90-vjeçari shëron me mjekësi popullore

Halim Bajrami: Shëroj sëmundje për të cilat mjekët thonë se nuk kanë shërim

 “Këtë zanat babait tim ia kishte lënë pushtimi osman dhe ai është marrë rreth 50 vjet me këtë zanat. Kishte shëruar njerëz të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, por nuk u kishte marrë para. Më pas e trashëgova këtë nga babai dhe edhe unë i kam bërë 50 vjet që merrem me këtë punë”, ka thënë Halim Bajrami nga Kaçaniku

Edhe pse kishte 90-vjeçar, ai ende ishte i fortë dhe ende qëndronte në këmbë. I veshur me të zeza, në kokë mbante një kapelë të zezë, sikurse pleqtë në kohërat e mëhershme që e mbanin. Është ky Halim Bajrami nga Kaçaniku, i cili që sa vjet e kryen profesionin e doktorit popullor. Ai thotë se këtë zanat e kishte trashëguar nga babai i tij. “Këtë zanat babait tim ia kishte lënë pushtimi osman dhe ai është marrë rreth 50 vjet me këtë zanat. Kishte shëruar njerëz të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, por nuk u kishte marrë para. Më pas e trashëgova këtë nga babai dhe edhe unë i kam bërë 50 vite që merrem me këtë punë”, ka thënë ai. Edhe pse i vjetër në moshë, këtë punë ai e bënte me shumë kujdes dhe për këtë ai tregon se çfarë sëmundje shëron.“Shëroj sëmundje, për të cilat mjekët nganjëherë thonë se nuk kanë shërim. Si majasilin në dorë, kokë dhe fytyrë, pastaj kush vuan prej zorrës së trash, kush ka gjakderdhje. Po ashtu gruaja ime punon si doktoreshë dhe ajo i kontrollon femrat, ndërsa unë meshkujt. Asaj i kishte ardhur një paciente, e cila kishte qenë kështu e sëmurë dhe mjeku prindit të saj i kishte thënë se nuk ka shërim. Por, gruaja ime kur e ka kontrolluar i ka dhënë disa ujë ta pijë të nxehtë dhe i ka thënë ta përdorë tri ditë e pastaj ajo është shëruar. Të nesërmen pati ardhur  babi i saj dhe na ka falënderuar tejet shumë”, thotë ai. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)