Thaçi mundohet të shpëtojë lëkurën e tij

  • 03 September 2015 - 07:37
Thaçi mundohet të shpëtojë lëkurën e tij

Prapaskenat dhe fushata me mediat e kontrolluara nga ish-kryeministri

Lideri i PDK-së nuk i kursen shokët 

"Nuk ka asnjë dilemë se Hashim Thaçi e përdori shantazhin si mjet për të treguar se ai dhe partia e tij janë faktorët që mund të thonë po ose jo për çështje të caktuara. Herën e parë kur dështoi votimi për themelimin e Gjykatës Speciale, Thaçi, Veseli, Grabovci dhe bosët e tjerë ishin komodë dhe shpërfillës, shihej qartë se dështimi ishte i planifikuar, madje vërehej qartë gëzimi në fytyrat e tyre kur dështoi votimi. Këtë shantazh Thaçi dhe 'Co' u munduan ta përdorin edhe për të bërë pazare që të hiqen nga lista e bosëve të krimit", ka thënë deputeti i LDK-së, Adem Salihaj 

Loja taktike e kreut të PDK-së, fillimisht me prodhimin e krizës artificiale me rrezik dështimin e votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës dhe pastaj me presionin mbi deputetët që ta bëjnë atë, sipas analistëve politikë, tani ka marrë një kurs të ri në përpjekje të forcimit të autoritetit të Hashim Thaçit në skenën politike dhe diplomatike brenda e jashtë vendit. E tëra kjo po bëhet që ish-kryeministri t'i shpëtojë një përballje eventuale me Gjykatën Speciale. Për këtë lloj fushate, sipas njohësve të situatës, lideri i PDK-së tani ka filluar t'i përdorë edhe mediet e shumta, të cilat i kontrollon. Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se loja e tij megjithatë po rezulton të ketë efekte pozitive personale për interesat e Thaçit. "Besoj se shantazhi i tij po bën shumë punë, sepse ai dhe PDK asnjëherë nuk kanë treguar konstruktivitet dhe bashkëpunim, as me ndërkombëtarët e as me partitë dhe institucionet në Kosovë. Nuk ka asnjë dilemë se ai e përdori shantazhin si mjet për të treguar se ai dhe partia e tij janë faktorët që mund të thonë po ose jo për çështje të caktuara. Herën e parë kur dështoi votimi për themelimin e Gjykatës Speciale, Thaçi, Veseli, Grabovci dhe bosët e tjerë ishin komodë dhe shpërfillës, shihej qartë se dështimi ishte i planifikuar,madje vërehej qartë gëzimi në fytyrat e tyre kur dështoi votimi. Këtë shantazh Thaçi dhe 'Co' u munduan ta përdorin edhe për të bërë pazare që të hiqen nga lista e bosëve të krimit", ka thënë Salihaj... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)