Njeriu i Erdoganit në Kosovë, pasnesër takon Ramush Haradinajn
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovës. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë do të ketë takime me krerët e shtetit. Presidentin Hashim Thaçi do ta takoj nesër në mbrëmje, derisa kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën në mëngjes.
Vizata e ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është e parë e një zyrtari të lartë të Turqisë që vjen për vizitë në Republikën e Kosovës pas skandalit me deportimin e gjashtë 'gylenistëve', ngjarje kjo që shkaktoi një acarim të raporteve ndërshtetërore.
Madje ishte shoqëruar me deklarata të ashpra të presidentit turk Erdogan në drejtim të kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI-së pas skandalit.
Në zyrën e kryeministrit të Kosovës e kanë konfirmuar se takimi mes Ramush Haradinaj dhe ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të ndodh të shtunën.
“Nesër nuk do te ketë takim për shkak se kryeministri është i zënë me agjendë. Ky takim do të zhvillohet të shtunën në ora 9:00” .
Kurse, zyra e Presidentit ka bërë me dije se në agjendën e Hashim Thaçit është paraparë që nesër të zhvillohet takimi mes ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Ky takim pritët të ndodh nga ora 18:30.
(Kosova Sot)