Tre shtetas kosovarë lëndohen në një aksident zinxhir në Serbi

  • 18 October 2018 - 22:25
Tre shtetas kosovarë lëndohen në një aksident zinxhir në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjell nga afër një aksident zinxhir në komunikacion ku janë lënduar edhe tre shtetas kosovarë.

Kjo Ministri thotë se ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje, por pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në Kosovë.

Sipas MPJ’së, ky aksident, sipas raportimeve të para ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

 

(Kosova Sot)