Trump kërcënon me mbyllje ushtarake të kufirit me Meksikën

  • 18 October 2018 - 23:59
Trump kërcënon me mbyllje ushtarake të kufirit me Meksikën

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të enjten për një mbyllje ushtarake të kufirit amerikan me Meksikën nëse vendi fqinj nuk arrin të ndalojë një karvan njerëzish nga vendet e Amerikës Qendrore që drejtohen drejt Shteteve të Bashkuara.

Duke përsëritur një pretendim që ka bërë shpesh në të kaluarën, Presidenti Trump i quajti disa nga emigrantët si "kriminelë" dhe tha se do të pezullonte "të gjitha pagesat" për vendet e Amerikës Qendrore, nëse Meksika nuk e "ndal këtë sulm" ndaj SHBA.

Presidenti i bëri komentet në Twitter, ndërkohë që një karvan prej rreth 2,000 deri në 4,000 emigrantësh, i nisur nga Hondurasi po i afrohet Meksikës, me shpresën për të kaluar në SHBA dhe për t'i shpëtuar varfërisë e dhunës në rajonet e tyre.

 

 

(Kosova Sot)